70 AZILKERKUES KTHEHEN NE SHQIPERI - 70 azilkerkues te kthyher nga Gjermania ne aeroportin "Nene Tereza", ne kuader te aksionit te ndermarre nga institucionet gjermane per kthimin e pershpejtuar ne atdhe te azilkerkuesve shqiptare./r/n/r/n70 ASYLUM SEEKERS GOT BACK FROM GERMANY - 70 asylum-seeker got back from Germany at the airport "Mother Teresa", in the context of action taken by German institutions to accelerate the return of Albanian asylum seekers at homeland.
Përfaqësitë diplomatike shiptare në botë kanë njoftuar për masat e reja që janë marrë për fluturimet e shtetasve shqiptarë drejt vendlindjes. Në njoftim janë bërë me dije se kush janë linjat ajrore dhe kompanitë që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe rregullat që duhen respektuar nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj gjatë hyrjeve/daljeve në Shqipëri.
Gjithashtu ata kanë shpjeguar edhe masat që duhet të marrin të respektojnë, ku maska është kryesorja.
Gjithashtu janë shpjegojnë edhe kategoritë që mundtë mos mbajnë maska.
Për më tepër mund të lexoni statusin e plotë:
Të nderuar qytetarë,
më poshtë do të gjeni informacion mbi linjat ajrore dhe kompanitë që operojnë aktualisht në Shqipëri, si dhe rregullat që duhen respektuar nga shtetasit shqiptarë dhe të huaj gjatë hyrjeve/daljeve në Shqipëri.
Destinacionet e linjave ajrore aktualisht aktive janë:
• Skyup Airlines – Kiev
• Lot Polish – Varshavë
• Air Serbia – Beograd
• Easyjet – Milano, Gjenevë, Londër
• Eurowings – Shtutgart, Keln, Dyseldorf
• Lufthansa – Frankfurt
• Israir – Tel Aviv
• Edelweiss – Zyrih
• Tui Fly Belgium – Bruksel
• Smartwing – Pragë
• Air Albania – Rome, Milano, Bolonjë, Bergamo, Piza, Verona, Stamboll
• British – London Gatwick
• Aegean – Athinë
• Blue Panorama – Bergamo, Romë, Torino, Gjenovë, Milano, Verona, Bolonjë, Ankona
• Albawings – Piza, Perugia, Rimini, Venecia, Firence, Bari, Londër, Stansted, Dyseldorf, Frankfurt, Hamburg
• Transavia – Paris
• Pegasus Arilines – Stamboll, Antalia
• Freebird – Antalia
• Sunexpress – Antalia
• Ukrainian Airlines – Kiev, Harkov
• Jonika – Kiev
• Belavia – Minsk
• Ryanair Sun – Gdansk, Wroclaw, Katovicë, Poznan, Krakov, Varshavë
• Wizz Air – Budapest, Vienë, Memmingen, Dortmund, Bergamo, Bolonjë, Verona, Treviso, Piza, Luton Londër, Baden Baden, Bari, Bazel, Berlin, Paris, Charleroi Bruksel, Catania, Eindhoven, Hamburg, Heraklion, Rodos, Frankfurt, Milano, Pragë, Torino
• Amc Aviation – Varshavë, Wroclaw, Poznan, Katovicë
Të gjithë shtetasit e huaj dhe ato shqiptarë që hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, perveçse respektimit të protokollëve standarde ndërkombëtare që vetë kompanitë ajrore aplikojnë kudo në botë, duhet të ndjekin dhe respektojnë rregullat e poshtëshënuara:
Për të hyrë në terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, personat duhet të jenë të pajisur me maska. Përjashtim nga ky rregull mund të bëhet vetëm kur është e nevojshme gjatë kontrollit të sigurisë në aviacion dhe atij të kufirit, për fëmijët nën 6 vjeç dhe personat që kanë arsye shëndetësore të dokumentuara;
Maskat duhet të ndërrohen çdo 4 orë nëse nuk këshillohet ndryshe nga prodhuesi, gjithashtu edhe kur lagen apo dëmtohen;
Pasagjeret që shfaqin simptoma të COVID-19 nuk do të lejohen të udhëtojnë nëpërmjet ajrit;
Fluksi i lëvizjes në terminal është me sens unik, hyrja kryhet vetëm në hyrjen 3, e cila ndodhet në zonën ballore të terminalit dhe dalja bëhet në portën anësore me drejtim nga parkimi;
Në mjediset e aeroportit, pasagjerët duhet të mbajnë distancën prej 1.5 metër;
Aeroporti do të vendosë një pikë të automatizuar ku pasagjerët mund të blejnë maska ose dezinfektant personal;
Për kujdesin e higjenës personale janë vendosur dezinfektantë për duart në hyrje të terminalit, në hyrje të korridorit të sigurisë, si edhe në pjesën e mbërritjeve pranë zonës ku tërhiqen bagazhet;
Personat që do të hyjnë në terminal, si në nisje, ashtu dhe në mbërritje, do të kalojnë në tunelin e dezinfektimit;
Pasagjerët duhet të plotësojnë një deklaratë mbi statusin e tyre të COVID-19 përpara se të kenë një leje për të hipur në bordin e avionit (boarding pass), gjatë procesit të check-in;
Në momentin e hyrjes në terminal, personat në nisje, ashtu dhe në mbërritje, do t’i nënshtrohen matjes së temperaturës;
Personat me temperaturë mbi 37.5 gradë celsius nuk lejohen të vijojnë procedurën e check-in-it dhe do të futen në zonën e veçantë të karantinimit dhe ndaj tyre do kryhen procedurat e tjera të verifikimit;
Pasagjerët në aeroport, që identifikohen simptomatikë nga autoritetet e shëndetit publik, mund të mos lejohen të vazhdojnë udhëtimin;
Asnjë pasagjer simptomatik nuk duhet të riatdhesohet me një fluturim të rregullt pasagjerësh;
Gjatë qëndrimit në terminal, njerëzit duhet të respektojnë sinjalistikën, të mbajnë distancën fizike nga personat e tjerë dhe të përdorin karriget në terminal sipas sinjalistikës;
Pasagjerëve, që nuk zbatojnë masat parandaluese, nuk do t’u jepet akses në ndërtesën e terminalit të aeroportit, në kabinë ose do të zbriten nga avioni dhe do të largohen nga aeroporti nga autoritetet e rendit publik;
Nuk lejohet mbajtja e baterive lithium në pajisje ose me vete në bagazhet e kontrolluara;
Për sigurinë e pasagjerëve dhe të stafit, Aeroporti i Tiranës ka dyfishuar intervalin e pastrimit dhe të dezinfektimit të mjediseve brenda terminalit;
Bizneset që shërbejnë pije dhe ushqime në terminal aktualisht janë të mbyllura. Për të siguruar një vazhdimësi në këto shërbime, aeroporti ka vendosur sisteme të automatizuara që ofrojnë pije të ngrohta dhe të ftohta, si dhe snacks;
Në terminal vazhdon të jetë i hapur me orare të reduktuara marketi CONAD që ndodhet në zonën pranë bankave të pranimit të biletave, si dhe Duty Free që ndodhet në zonën e nisjeve;
• Shërbimi ForEx nga BKT, në nisje dhe në mbërritje, operon me orar të reduktuar.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…