LAJME

Rrenci patologjik Vuçiq vihet në siklet nga pyetja e gazetares për Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç doli mbrëmjen e kësaj të diele në një konferencë për mediat në Beograd për ngjarjet në veri të Kosovës. Në mënyrën si ai e shtroi çështjen, e gjitha ka ndodhur si pasojë e rebelimit të serbëve ndaj qeverisë së Kurtit dhe nuk bëhet fjalë për persona të futur nga Serbia.

Megjithatë Vuçiç është vënë në siklet dhe është nervozuar kur është pyetur nga gazetarja Sanja Sovrliç e televizionit N1, një media kritike ndaj qeverisë, se ku i gjetën armët dhe uniformat personat që sulmuan policinë e Kosovës. Vuçiç iu kthye gazetares se po bënte insinuata.

“Këto pyetje pasqyrojnë atë se si duket lufta speciale kundër Serbisë. Në atë pyetje pashë insinuata se Serbia ka ofruar uniforma të ushtrisë apo policisë. Këto nuk janë uniforma të ushtrisë serbe. Uniformat blihen kudo në treg.

E patë që nuk kishte mjete dhe armë speciale. Kam muaj që them se në veri po rritet rezistenca dhe rebelimi, ndër të tjera, sepse nuk mund të hyjmë pa lejen e KFOR-it. Unë fola me disa përfaqësues të Listës Serbe. Ata janë të tmerruar, janë me njerëzit e tyre, pa marrë parasysh se kush janë ata…

Për sa u përket personave të ngujuar, nuk mendoj se problemi është se kanë qenë të ngujuar aty, por se policia shqiptare qëlloi në ato shtëpi”, – tha Vuçiç.

Për këtë situatë ka reaguar edhe Natasha Kandiç nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Në një postim në rrjetet sociale ajo thotë se presidenti i Serbisë duhet të reagojë se kush i ka organizuar barrikaduesit që nga Manastiri i Banjkës sulmuan policinë e Kosovës dhe kush ua siguroi atyre uniformat.

“Le të përgjigjet Presidenti i Serbisë se kush i organizoi barrikadat dhe dhjetëra serbë, ku i morën armët dhe uniformat” – ka shkruar ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago