Një rreshtere detare nga Roseville ishte mes 13 anëtarëve të shërbimit ushtarak amerikan dhe dhjetëra afganë që u vranë të enjten pas një sulmi në Kabul gjatë një operacioni evakuimi.
Nicole L. Gee 23-vjeç nga Roseville u vra pasi një kamikaz shpërtheu eksplozivin jashtë aeroportit ndërkombëtar të Kabulit.
Gee kishte dokumentuar shërbimin e saj në Afganistan në faqen e saj personale në Instagram. Postimi i saj u fundit ishte pikërisht në aeroportin ku ndërroi jetë.
Më 20 gusht ajo kishte publikuar një tjetër fotografi në Kabul duke mbajtur në krah një foshnje afgane. “Unë e dua punën time,” shkroi ajo në postim.