Mbi 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve që pritet të ratifikohen në Kuvend.
Mirëpo, kundërshtimi i deputetëve të opozitës e ka shtyrë këtë proces.
Sipas zv. Ministrit të Financave Agim Krasniqi, nëse nuk ndodh ratifikimi, kjo shumë rrezikohet të humbet, raporton KOHA.
Mes të tjerash, edhe mosvotimi i rishikimit të buxhetit është duke shkaktuar telashe.
Sipas Krasniqit, nëse vazhdon bllokimi në Kuvend, atëherë nuk mund të bëhet as implementimi i pakos emergjente që ka mbetur në gjysmë.
Pjesa më e madhe e programit për rimëkëmbje ekonomike është e bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare, e të cilat nuk kanë kaluar në Kuvend në mungesë të votave të mjaftueshme.
Në seancën e fundit të Kuvendit, deputetët kishin zgjedhur të merren më shumë me fjalën ‘Koti’, me të cilën iu referua kryeministrit Avdullah Hoti një deputet nga radhët e Vetëvendosjes.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…