LAJME

“Rreziku” Shemi ende nuk ka përfunduar: Po nisem për “Sunny Hill”, do të këndoj për Adem Jasharin

Parku Gërmia në kryeqytet është ndezur nga performancat e shumta që yjet botërorë dhe artistët vendas sollën para një turme të madhe të njerëzve.

Por, përveç të ftuarve, ka pasur edhe prej atyre këngëtarëve që kanë tentuar të hipin në skenë për të performuar, ani pse s’kanë të kontraktuar për ta bërë një gjë të tillë.

Shemi nga grupi “Ilirët” përmes një postimi në rrjete sociale bëri të ditur se është zotuar që do këndojë këngën “Xhamadani vija-vija” përkundër se Dukagjin Lipa, organizator i festivalit ka thënë që nuk do lejohet ngjitja në skenë.

Shemi për Gazetën Nacionale ka thënë se tani do të niset për Sunny Hill për ta provuar edhe një herë.

“Veç nëse më bllokojnë hermetikisht se sot do të këndoj. Qetash po nisna, edhe sot do ta provojë. E di që edhe sot do të ma bëjnë. Në fëmijë kam ba be që do këndoj”, tha këngëtari Shemi.

Por ai jep edhe një arsye se përse mbrëmë iu pamundësua këndimi në këtë festival.

“E kanë marrë që po du me zor me shku me këndu. Unë me vitet e mia, karrierën time. Me mijëra koncerte. Unë i kam thanë Dugit, pasha dy fëmijët pa e këndua xhamadanin se la. Ai më ka thanë ‘Pasha tre fëmijët s’e ke këndua”. Me më hek mu për mos me këndua dem Jasharin, unë u revoltova. Pse mos me u këndua, kur e kemi në rok version. A ta merr mendja që unë shkoj me zor diku me këndu. Unë jam revoltu, e kam thanë pa e këndu nuk e la“, thotë ai për Nacionalen.

Shemsi Krasniqi përmes një statusi të publikuar në rrjetin social Facebook tha se do të këndoj këngën për Adem Jasharin dhe se stafi i Dugagjin Lipës është i gjithi me serbë.

“Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie”, shkroi ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

16 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

23 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

1 ditë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 ditë ago