BOTA

Rrëzohet droni ‘Bayraktar’ pranë zyrës së Zelensky-t, Ukraina: Ishte i yni, kishte humbur kontrollin

Një dron që fluturonte mbi qendrën e Kievi pranë zyrës së presidentit Zelensky, u qëllua dhe u rrëzua nga forcat ajrore të Ukrainës.

Por ndërsa fillimisht u aludua për një atentat të mundshëm ndaj Volodymyr Zelensky-t, u konfirmua më vonë se bëhej fjalë për një dron të forcave të Kievit, i cili kishte humbur kontrollin. Shpërthime u raportuan për rreth 15-20 minuta gjatë mbrëmjes së të enjtes, teksa sistemet e mbrojtjes ajrore qëlluan dronin, siç thanë për të shmangur pasoja të padëshiruara.

“Mjeti pa pilot, Bayraktar TB2 humbi kontrollin rreth orës 20 në rajonin e Kievit gjatë një fluturimi të planifikuar. Vendimi për ta rrëzuar u mor pasi fluturimi i pakontrolluar i një droni në qiellin e kryeqytetit mund të ketë pasoja të padëshiruara”, njoftuan Forcat Ajrore të Ukrainës.

Autoritetet thanë se nuk ka viktima apo të lënduar nga rrëzimi i dronit. Video të përpjekjeve për rrëzimin e mjetit fluturues u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale dhe brohorima u dëgjuan pa finalizimit të misionit. Shefi i administratës lokale, Serhiy Popko, tha se kishin vënë nën kontroll zjarrin që shpërtheu në një godinë ku droni u rrëzua në zonën e Solomyanskyi, në perëndim të qendrës së qytetit.

Incidenti ndodhi pasi Rusia akuzoi Ukrainën për një sulm të pretenduar me dron kundër Kremlinit, i cili kishte qëllimin të vriste presidentin Vladimir Putin. Të enjten, zëdhënësi Dmitri Peskov e drejtoi gishtin nga SHBA-ja, duke thënë se qëndronte pa dyshim pas këtij sulmi. Zëdhënësi i këshillit kombëtar të sigurisë, John Kirby e cilësoi këtë si një gënjeshtër dhe pretendim qesharak.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

6 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

10 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

24 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago