Të 20 personat që gjendeshin një aeroplanin transportues ushtarak të Turqisë, që u rrëzua në Gjeorgji teksa po kthehej nga Azerbajxhani, janë vrarë thanë autoritetet turke më 12 nëntor, një ditë pas incidentit.
“Bashkëluftëtarët tanë u martirizuan më 11 nëntor 2025, kur aeroplani ynë transportues ushtarak C-130, që ishte nisur nga Azerbajxhani për t’u kthyer në Turqi, u rrëzua pranë kufirit Gjeorgji-Azerbajxhan”, tha ministri turk i Mbrojtjes, Yaser Guler, përmes një postimi në X, ku publikoi 20 fotografi të të vrarëve.
Rrëzimi i fluturakes ishte konfirmuar më herët nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë dhe ajo e Brendshme e Gjeorgjisë. Autoritetet thanë se aeroplani u rrëzua rreth 5 kilometra larg nga kufiri i Gjeorgjisë me Azerbajxhanin.
Autoritetet turke dhe gjeorgjiane raportohet se kanë nisur inspektimet në vendngjarje, në komunën Signagi në qarkun Kaketi të Gjeorgjisë.
Shumë udhëheqës botërorë, përfshirë nga Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, por edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë shprehur ngushëllime për këtë ngjarje.
Përmes një postimi në X, Tom Barrack, ambasador amerikan në Stamboll, shprehu solidaritetin e shtetit të tij me Turqinë pas rrëzimit të aeroplanit.
Lockheed Martin, kompania amerikane që prodhon avionin C-130 Hercules, shprehu ngushëllimet dhe deklaroi se është e përkushtuar të ndihmojë Turqinë gjatë hetimit./REL
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…