Rriten numri i personave të shëruar nga koronavirusi në Shqipëri

Ministrja e Shëndetësisë ka ndarë lajmin në rrjetet sociale se 5 persona të tjerë janë shëruar nga koronavirusi në vendin tonë që e kanë çuar numrin e përgjithshëm në 76.

Manastirliu ka postuar në profiling e saj në Facebook dhe një foto të ekipit të mjekëve të Spitalit Infektiv që janë në vijën e parë të frontit përballë koronavirusit.

“5️ pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv. Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID-19”, shkruan Manastirliu.