KRYESORE

Rriten tensionet ushtarake në Karaibe, SHBA-të dërgojnë një grup aeroplanmbajtës në Amerikën Latine

Shtetet e Bashkuara kanë nisur dislokimin e një grupi aeroplanmbajtës në Amerikën Latine, në kuadër të një lëvizjeje të re ushtarake që shihet si përshkallëzimi më i madh i pranisë amerikane në Detin e Karaibeve vitet e fundit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka urdhëruar dërgimin e aeroplanmbajtëses me energji bërthamore USS Gerald R. Ford, më e madhja dhe më e avancuara në flotën amerikane së bashku me njësinë e saj ajrore dhe disa anije luftarake që do të formojnë grupin goditës.

Sipas Pentagonit, qëllimi zyrtar i këtij dislokimi është lufta kundër trafikut të drogës, pas dhjetë sulmesh të ndërmarra nga SHBA-të që prej shtatorit ndaj mjeteve të dyshuara për trafik në Karaibe dhe në Paqësorin lindor, të cilat kanë shkaktuar 43 viktima. Megjithatë, analistët dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e interpretojnë këtë veprim si presion të shtuar ndaj presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, për ta detyruar të tërhiqet nga pushteti.

Administrata e presidentit Donald Trump ka zgjeruar akuzat edhe ndaj presidentit të Kolumbisë, Gustavo Petro, të cilin Trump e ka quajtur “tregtar të paligjshëm droge”. Të premten, Departamenti i Thesarit vendosi sanksione ndaj Petros dhe familjes së tij.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se qëllimi i grupit goditës është të “forcojë aftësinë e SHBA për të zbuluar, monitoruar dhe penguar aktivitetet e paligjshme që kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e hemisferës perëndimore”.

Në një deklaratë të fortë, sekretari Hegseth paralajmëroi se çdo grup kriminal që trafikon drogë në rajon do të trajtohet “si Al-Qaeda”, duke shtuar se SHBA do të “gjurmojë, ndjekë dhe eliminojë” rrjetet e tilla.

Dislokimi i një aeroplanmbajtëse të këtij kalibri shihet si një sinjal i qartë për përgatitje të mundshme të operacioneve më të gjera ushtarake, përtej sulmeve detare të deritanishme. Trump ka deklaruar se operacionet mund të zgjerohet edhe në tokë, pa specifikuar se në cilat vende


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago