Aksionet e Meta Platforms kanë pësuar rritje pasi gjigandi i mediave sociale, Facebook, u riemërua për të ndërtuar metaverse-in, mjedisin e përbashkët virtual.
Mark Zuckerberg, shefi ekzekutiv, ka treguar se emri i ri i korporatës, Meta, pasqyron punën e kompanisë të investuar në metaverse, në vend të shërbimit të saj të mediave sociale, i cili do të vazhdojë të quhet Facebook.
Agjencia e lajmeve, “Reuters”, shpjegon se ndryshimi vjen pas kritikave nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi fuqinë e tregut të kompanisë, vendimet algoritmike dhe policimin e abuzimeve në shërbimin e saj.
Nga ana tjetër, analistët kanë pritshmëri që platforma metaverse të krijojë një përvojë më të mirë për konsumatorët, duke përdorur teknologjinë e realitetit të shtuar dhe atë virtual nga zhvillimi i lojërave video te përdorimi i syzeve inteligjente.
Doug Anmuth, analisti i J.P.Morgan, ka thënë se teksa krijuesit e lojërave janë adoptues të hershëm të kësaj platforme, ka potencial që edhe të tjerë t’i bashkohen kësaj platforme.
“Ngjashëm me strategjinë e saj aktuale me FB Family, besojmë se kompania planifikon të paguajë tarifa minimale me kalimin e kohës për të maksimizuar ekonominë e krijuesit”, ka shtuar Anmuth.
Në tregtimin e herët pas zbulimit, Meta Platforms pësoi një rritje me një për qind në 319.95 dollarë, pasi fitoi afro 4.3 për qind një ditë më parë, të enjten e 28 tetorit.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…