LAJME

“Rrjedhja e informacionit, e turpshme”, këshilltari i Trump pranon gabimin: Marr përgjegjësinë

Mike Waltz ka marrë përgjegjësinë për futjen e gazetari të “Atlantic” në bisedën e klasifikuar të Pentagonit në lidhje me sulmet Houthi. Në një intervistë me Fox News, këshilltari i Donald Trump pranoi se ai “bëri një gabim” duke menduar se ishte “dikush tjetër”, por gjithashtu nënkuptoi se Jeff Goldberg “arrinte disi të depërtonte në grupin Signal”.

Waltz pretendon se e mori numrin e Goldberg me një emër tjetër “për shkak të një gabimi të stafit të tij”, për të cilin “merr përgjegjësinë e plotë”. Ai e quajti të turpshme rastin e bisedës konfidenciale të Pentagonit në të cilën redaktori i Atlantic u fut gabimisht.

“Është e turpshme. Por ne do ti shkojmë deri në fund. Ne kemi mendjet më të mira teknike ‘që po ekzaminojnë se si mund të ketë ndodhur kjo. Unë mund të them 100 përqind se unë nuk e njoh këtë djalë. Unë e njoh atë për shkak të reputacionit të tij të tmerrshëm dhe ai është me të vërtetë llum i gazetarëve. Dhe e njoh atë në kuptimin që ai e urren presidentin, por unë nuk i dërgoj mesazhe atij. Nuk ishte në telefonin tim dhe ne do ta kuptojmë si ndodhi”, tha këshilltari i Donald Trump, Mike Waltz në lidhje me përfshirjen e gazetarit Jeff Goldberg në një bisedë të Signal.

Teksa pranoi gabimin Waltz, nënkuptoi se gazetari “ishte siguruar që të ishte aty” në bisedë.

“Unë marr përgjegjësinë e plotë. Kam krijuar grupin. Detyra ime është të sigurohem që gjithçka të jetë e koordinuar. Nuk dua të jem pedant këtu, por a keni pasur ndonjëherë një kontakt nga dikush që tregon emrin e tij dhe më pas ka numrin e dikujt tjetër? Dukej si dikush tjetër. Tani, nëse ata e bënë atë qëllimisht ose ndodhi në ndonjë mënyrë tjetër teknike është diçka që ne po përpiqemi ta kuptojmë”, theksoi ai.

Ndërkohë dje Donald Trump mbrojti këshilltarin e tij për sigurinë kombëtare dhe tha: “Ai nuk ka pse të kërkojë falje. Ai po bën më të mirën”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

6 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

9 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

11 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago