POLITIKE

“Rroga e deputetit, 39 herë më e lartë se pensioni minimal”, Arlind Qori proteston për rritjen e pagave

Teksa parlamenti pritet që të miratojë sot rritjen e pagave për presidentin, kryeministrin, ministrat, deputetët dhe rreth 130 mijë punonjës në të gjitha nivelet e administratës publike, “Lëvizja Bashkë” e Arlind Qorit ka thirrur një protestë para parlamentit.

Me parullën “Mos u ngopshi”, qytetarët kundërshtojnë rritjen e pagave. Të rreshtuar pas kësaj pankarte dhe në thirrjet me megafon kundër këtij projektligji, protestuesit kanë hedhur dhe para false në tokë, duke ironizuar ndasinë mes pasurisë së politikanëve dhe qytetarëve të thjeshtë.

“Në Shqipërinë tonë pensioni minimal është sa askund tjetër në Europë, vetëm 80 mijë lekë të vjetra. Pensioni mesatar në qytet është 150 mijë lekë të vjetra. Unë bëra një llogari dhe rroga e deputetit do të jetë 39 herë më e lartë se pensionet minimale, sa 21 pensionet mesatare. Ky është skandal i padëgjuar ndonjëherë në asnjë vend. Një deputet merr rrogë 6-7 herë më të lartë se një polic”, u shpreh Qori në protestë.

Sipas tij, mazhoranca dhe opozita janë bashkë në tryezën e korrupsioni dhe zihen vetëm për pozicionin dominues.

“Si mundet në vendin tonë të ketë kaq shumë pabarazi? Ata që na qeverisin nuk duan t’ia dinë për popullin, ndihen aq të sigurt sa edhe mund ta dhjetëfishojnë rrogën e tyre. Kjo nuk është ndarje kur është puna për të vjedhur ata janë bashkë, ata bëjnë sikur zihen se duan pozicioni dominues në tryezën e korrupsionit”.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Garda Revolucionare e Iranit: Trumpi le t’i dërgojë anijet e tij në Gjirin Persik po guxoi!

Zëdhënësi i Gardës Revolucionare (IRGC), Ali Mohammad Naini, hodhi poshtë pretendimet e SHBA-ve se aftësitë…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëheqësi i ri suprem i Iranit dërgohet në Moskë për kurim

Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…

10 orë ago
  • BREAKING NEWS

Lideri i ri iranian dërgohet në Moskë pas plagosjes në sulmin ajror

Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…

13 orë ago
  • BOTA

U raportua se është vrarë, shfaqet Netanyahu: Po vdes vetëm për kafe

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Ligji për gjuhën shqipe në Kushtetuese, Pendarovski: Problem i madh nëse shfuqizohet

Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…

14 orë ago
  • KRYESORE

Pentagoni identifikon gjashtë pilotët e vrarë në rrëzimin e aeroplanit në Irak

Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…

20 orë ago