POLITIKE

Rron Gjinovci reagon ashpër për vizitën e Glauk Konjfcës në Hagë: Kjo është budallaki, vërtetim i..!

Analisti Rron Gjinovci ka kundërshtuar vizitën e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në Hagë.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook u shpreh se Konjufca hapur ka dal kundër institucioneve të drejtësisë

“Kryetari dhe shumica në Kosovë nuk e kuptojnë edhe mbas kaq vitesh që Gjykata Speciale është e formume simbas Kushtetutës së Kosovës dhe është fund e krye e Kosovës. Si rrjedhojë nuk mundet Kryetari i Kuvendit me sfidu sistemin e drejtësisë në këtë mënyrë. A është normale Kryetari i Kuvendit me vizitu ndoj të paraburgosun në Dubravë pavarësisht a del apo jo i paraburgosuni i fajshëm a i pafajshëm n’fund?”, deklaroi Gjinovci.

Postimi i plotë

Vizita e Glauk Konjufcës në Hagë është saktësisht vërtetim i dyshimeve ndërkombëtare për paaftësinë e drejtësisë, por edhe të shoqnisë kosovare për gjykimin fer e të paanshëm të të dyshuarëve në territor të Kosovës. Kjo është dëshmi që paska pasë nevojë për këtë gjykatë saktësisht siç është ba, pra jashtë Kosovës, sepse në Kosovë nuk paska kushte për gjykim të tyne mbasi Kryetari i Kuvendit hapur del kundër institucioneve të drejtësisë. Kryetari dhe shumica në Kosovë nuk e kuptojnë edhe mbas kaq vitesh që Gjykata Speciale është e formume simbas Kushtetutës së Kosovës dhe është fund e krye e Kosovës. Si rrjedhojë nuk mundet Kryetari i Kuvendit me sfidu sistemin e drejtësisë në këtë mënyrë. A është normale Kryetari i Kuvendit me vizitu ndoj të paraburgosun në Dubravë pavarësisht a del apo jo i paraburgosuni i fajshëm a i pafajshëm n’fund? Nuk është, sepse konsiderohet ndërhymje në drejtësi. Në rastin e Hagës nuk mundet me ndërhy, qartazi, por mesazhi është që po të ishte gjykimi në Kosovë paska pasë me u ndërhy rrast. Pra, e vërteton që Kosova si shtet s’është i gatshëm për me siguru drejtësi, e ky është tipari kryesor i shtetësisë. Kjo quhet sabotazhë e shtetit.

Shpresoj shumë që kjo është budallaki e radhës nacionaliste, e jo veprim i qëllimshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago