POLITIKE

“Ruleta ruse” e Putinit/ Arroganca dhe gënjeshtrat e gjeneralëve i shkaktuan goditjen në Kursk

Vetëm tre ushtarë mbetën për të ruajtur fortesën e Ukrainës në pyllin Pokrovsk pranë Donjeckut 907 ditë më parë kur Rusia nisi ofensivën.

Gjeneralët rusë urdhëruan sulme të vazhdueshme me raketa në adresë të ushtrisë ukrainase dhe këta të fundit iu desh të tërhiqeshin me nxitim. Që nga ajo kohë situata ka ndryshuar. Nuk mund të thuhet se është përmbysur, por ka ndryshuar shumë.

Tani Rusia po tërheq trupa ushtarake pikërisht nga kufiri me Donjeckun për t’i çuar në Kursk. Aty ku ukrainasit bënë surprizën e madhe dhe ngjallën shpresën jo vetëm të popullit të tyre, por të Europës, se Rusia mund ta pësojë aty ky nuk e pret. Shumë analistë e quajnë këtë situatë “ruleta ruse e Putinit”. Arsyeja është se ai nuk pranon realitetin ku ndodhet.

“Cari” i ri i Rusisë vendosi të luajë ngadalë dhe ta mbajë Ukrainën nën presion të vazhdueshëm duke përdorur kartën e demoralizimit, pa i bërë llogaritë me problemet që i vinin nga brenda. Ato kryesisht kishin të bënin me dy faktorë: korrupsionin në radhët e ushtrisë dhe arrogancën e gjeneralëve të tij.

Shpesh nga frika, ose nga deliri për sa më shumë famë e sukses, Putinit nuk i treguan gjendjen reale në pikat kyçe të kufirit dhe kjo goditje mund të jetë më e dëmshme se sa ai mendon.

Inkursioni i Ukrainës në Rusi ka nxjerrë në pah vetëkënaqësinë e dukshme të zyrtarëve rusë përgjegjës për kufirin. Shumë banorë vendës akuzojnë qeverinë për minimizimin e sulmit ukrainas ose keqinformimin e tyre për rrezikun.

Për ditë të tëra, televizioni shtetëror ka shfaqur buletinet ushtarake, duke raportuar sulme të suksesshme ruse ndaj trupave ukrainase në “zonën kufitare” pa specifikuar nëse një ushtri e huaj ishte ende në tokën e saj. Ndërsa banorët rusë të rajonit të Kurskut thonë se janë të zhgënjyer nga qeveria e tyre, pasi mendonin se nuk do të ndodhte kurrë një gjë e tillë.

Moska zyrtare është ankuar se Ukraina ka përdorur armë amerikane, por kjo nuk ndryshon situatën dhe as qëllimet e Zelenskyt për vazhduar me një taktikë të tillë. Vetëm gjatë natës së djeshme Ukraina njoftoi se ka rrëzuar 14 dronë rusë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago