KRYESORE

Rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha në Kursk, ukrainasit po ua shkatërrojnë makinerinë luftarake

Në pjesën perëndimore të rajonit rus Kursk – tre brigada ukrainase po zhvillojnë luftime të ashpra me marinsat rusë dhe ushtarët e Koresë së Veriut – duke sulmuar nga të dyja anët.

Por këto luftime po i kushtojnë shtrenjtë rusëve – por edhe verikoreanëve – ku dhjetëra autoblinda janë shkatërruar dhe qindra ushtarë janë vrarë.

Kremlini ka krijuar plotësuar boshllëkun e trupave që i mungonin në këtë zonë, por kjo nuk do të thotë se është ky boshllëk nuk do të zbrazet sërish.

Gjatë 6 gushtit, forcat ukrainase të përbëra nga 400 trupa arritën të thyejnë vijën mbrojtëse të rusëve dhe të futen në territorin rus – duke marrë nën kontroll qindra kilometra katrorë.

Qëllimi i Kievit ishte të marrë nën kontroll një copë tokë ruse, me qëllim që të përmirësoj pozicionin e saj në negociatat e mundshme të ardhshme.

Në anën tjetër Vladimir Putin ka urdhëruar forcat e tij që ta rikthejnë kontrollin në rajonin e Kurskut – por në këto beteja rusët dhe verikoreanët po pësojnë humbje të mëdha.

Në video të filmuar nga ajri me dron, shihen autoblindat ruse duke u hedhur në erë nga ukrainasit që duket se janë koordinuar mirë në këto operacione.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

7 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago