Novi Sad, 050613. Reportaza o Deklaraciji o zastiti ustavnih i zakonskih prava Vojvodine.Na fotografiji:Nenad Canak predsjednik Lige socijaldemokrata Vojvodine. Foto: Vlado Kos / Cropix
Ish-deputeti serb, Nenad Çanak ishte në një liodhje të drejtpërdrejt këtë të premte në emisionin BalkanTalks në Euronews Albania për të diskutuar rreth marrëdhënieve të Serbisë, në raport me qëndrimet e kësaj republike me Fuqitë e Mëdha.
Duket sikur kohët e fundit raportet midis presidentiti Vuçiç, Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Francës janë përmirësuar, duke mrrë shkas edhe nga vizita e kancelarit gjerman, Olaf Sçolz, presidentit francez, Emanuel Macron dhe ndihmës-sekretarit amerikan për Energjitikën në Serbi, ku u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme mes palëve.
Për këtë, sipas Çanak pavarësisht këtyre raporteve të mira që Serbia ka krijuar me Fuqitë e Mëdha, duket sikur po luan një lojë të dyfishtë, kjo sepse në anën tjetër Vuçiç kërkon që të ruaj marrëdhënie të mira edhe me aleatin e saj, Rusinë.
“Është e vërtëtë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i di se cilat janë gjërat e rëndësishme. Së pari se rusët nuk të falin dhe se do t’a vrasin nëse ai shkon drejt perëndimit. Në anën tjetër ai e di që Serbia ka mbi 70% të shkëmbimeve tregtare me vendet e Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara, ndaj ai e di shumë mirë se atij i duhet të lëvizë nga lindja drejt perëndimit, por i druhet edhe qëndrimit të Rusisë në Kombet e Bashkuara. Pra ky është koncepti i dy karrigeve dhe Vuçiç po e luan këtë lojë të dyfishtë prej më shumë se një dekadë,” –tha Çanak.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…