POLITIKE

“Rusët janë infiltruar në media, kontrollojnë shërbimet tona, jeta ime është në rrezik”

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është shfajësuar mbrëmë, duke thënë se qasja proruse në mediat serbe nuk ka ndodhur për shkak të tij, pavarësisht se llogaritet që ai kontrollon shumicën e mediave.

“Kur i shihni titujt në mediat tona do ta shihni se në 80 përqind të mediave nuk ka asnjë objektivitet, por janë në anën ruse çfarëdo që ndodhë, sikur që 20 përqind janë në anën e Perëndimit. Në këso kushte të tensioneve politike të gjithë ne i bëjmë dëm vetit, në vend se të jemi vetëm me vetveten, të jemi të qetë, që në një krizë të madhe botërore të tërhiqemi vetëm me gërvishtje. Në këtë nuk mund ta bëjmë, te ne gjithmonë ka pasione, tifozëri dhe nga kjo vështirë se do të shërohemi” ka thënë ai.

Të hënën mbrëma është komentuar shumë qasja e mediave në Serbi. Në titujt e sotëm të tabloideve serbe shkruan e kundërta e saj që ka ndodhur në të vërtetë. “Ukraina ka sulmuar Rusinë” shkruan tabloidi “Informer”

E Në lidhje me këtë ka shkruar Ish-kryediplomati kosovar Petrit Selimi në një twitt ka thënë se Vuciq u ka thënë privatisht zyrtarëve perëndimorë të SHBA dhe BE së ai nuk mund t’I kontrollojë mediat në vendin e tij.

“Nuk mund t’i kontrollojë mediat. Rusët janë infiltruar në mediat e mia ata po ashtu e kontrollojnë edhe shërbimin tim sekret. Ata e kanë vrarër Djindjicin. Po e bëj më të mirën, por mos më bëni presion për Kosovë. Kam kërcënime me jetë” ka thënë ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

2 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

23 orë ago