BOTA

Rusët kërcënojnë Elon Musk, miliarderi: Nëse vdes në mënyrë të mistershme, gëzohem që u njohëm

CEO i Tesla-s, Elon Musk, është kërcënuar me vdekje nga kreu i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dimitry Rogozin, për përpjekjet e tij që të sigurojë shërbim interneti për Ukrainën.

50-vjeçari Musk ka përdorur një rrjet me mbi 2000 satelitë që orbitojnë rreth botës, për të lëshuar sinjal interneti në vendin e pushtuar nga Rusia. Miliarderi ka deklaruar se i ka rezistuar përpjekjeve të hakerave rusë për të bllokuar rrjetin e tij.

Musk publikoi mesazhin e Rogozin, i cili e akuzon sipërmarrësin se i ka dhënë shërbim interneti Batalionit Azov, që konsiderohet si grupim neonazist nga rusët. “Elon Musk është i përfshirë në dhënien e ndihmës ushtarake ndaj forcave fashiste në Ukrainë. Dhe për këtë, duhet të përgjigjesh si i rritur Elon, pavarësisht se luan rolin e budallait”.

Më pas, Musk postoi një mesazh në Twitter: “Nëse vdes në mënyrë të mistershme, gëzohem që u njohëm”, duke marrë përgjigje të shumta nga ndjekësit, përfshi edhe nga mamaja Maye. “Nuk është për të qeshur”, i shkroi ajo.

Satelitët e Musk kanë ndihmuar Ukrainën jo vetëm për të marrë shërbim interneti, por edhe për të fituar luftën e dronëve me Rusinë, që kur më 24 shkurt Putin urdhëroi futjen e trupave në shtetin fqinj.

SpaceX ka ngritur më shumë se 2000 satelitë në hapësirë dhe shpreson që brenda vitit 2026 kjo shifër të arrijë deri në 12 mijë, dhe të thyejë paragjykimin që interneti satelitor është i ngadaltë dhe me shkëputje. Më parë, Musk ka deklaruar se synimi i tij është që të ofrojë internet për 3 miliardë persona dhe në të ardhmen t’i përdorë për ndërtimin e një qyteti me njerëz në Mars.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

16 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago