Rusia nisi një seri sulmesh me raketa dhe artileri në Ukrainë, në sulmin e dytë të agimit në tre ditë, raportoi BBC.
Një person u vra në rajonin Khersonit dhe 25 persona u plagosën në Dnipro, mes tyre tre fëmijë, transmeton Telegrafi.
Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan se mbrojtja ajrore ka rrëzuar 15 nga 18 raketat e lëshuara. Ndër objektivat kryesore ishte qyteti i Pavlohrad pranë Dnipro.
Një zyrtar i emëruar nga Rusia tha se burimet për ofensivën ukrainase ishin prekur.
Raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.
Janë dëmtuar 19 ndërtesa shumëkatëshe, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe kopshte dhe pesë dyqane.
Ushtria ukrainase ka kohë që flet për një kundërsulm të madh, por nuk ka specifikuar se ku dhe kur mund të nisë.
Pavlohrad është në territor nën kontrollin e Ukrainës, rreth 110 kilometra nga fronti.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko, tha se raketat u rrëzuan gjithashtu në hapësirën ajrore të Kievit.
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, thuhet se është dërguar fshehurazi në Moskë…
Lideri i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, i cili mori detyrën pas…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka shpërndarë në “X” një video te tij teksa blen kafe…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka folur për statusin e gjuhës shqipe dhe…
Një shefe e operacioneve të skuadrës, e cila kohët e fundit kishte fituar krahët si…
Nga sot, më 15 mars, ka nisur zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe i…