Rusët pretendojnë se Ukraina ka bërë përpjekje për të hedhur në erë helikopterin e presidentit rus Vladimir Putin mbi rajonin e Kurskut gjatë javës së kaluar.
Gjeneralmajori i forcave ajrore ruse Yuri Dashkin tha se sulmet e përsëritur me dronë u nisën në momentin kur lideri rus bëri një vizitë pranë zonës së luftës.
Disa ditë më parë ishte raportuar për një udhëtimi të Putinit në Kursk ku janë zhvilluar luftime të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve – territor ky i Rusisë.
“Gjatë periudhës kur presidenti Putin po punonte në rajonin Kursk, ukrainasit nisën një sulm të paparë me fluturake pa pilot. Grupi i mbrojtjes ajrore në këtë zonë shkatërroi 46 dronë”, tha gjenerali rus Dashkin.
Ky rajon kufizohet me Ukrainë dhe një zonë e vogël e këtij territori mbetet e pushtuar nga trupat e Volodymyr Zelenskyt.
“Intensiteti i sulmit gjatë fluturimit të helikopterit të komandanti suprem mbi rajonin Kursk u rrit ndjeshëm. Ne njëkohësisht zhvilluam një betejë ajrore dhe ofruam siguri për helikopterin presidencial që ishte në ajër”, shtoi Dashkin.
Një prezantues televiziv shtetëror pyeti nëse kjo do të thoshte që helikopteri i Putinit ishte në të vërtetë në zonën e luftimeve.
Prezantuesi i televizionit që financohet nga Kremlini, pyeti gjeneralin rus nëse kjo do të thoshte që helikopteri i Putinit ishte në të vërtetë në zonën e luftimeve, Dashkin u përgjigj: “Po, është e vërtetë”.
Fjalët e tij sugjerojnë se Ukraina kishte informacione në lidhje me vizitën sekrete të Putinit në Kursk, e cila nuk u njoftua derisa ai të largohej nga rajoni.