Muajin e kaluar, vetë presidenti rus Vladimir Putin kishte deklaruar se Mariupoli kishte rënë nën kontrollin e ushtrisë ruse, por që kompleksi siderurgjik i Azovstal ne atë, qytet, ku fshihen qindra, ndoshta mijëra ushtarë dhe civilë ukrainas, nuk do të sulmohej deri sa personat e fshehur në tunelet e nëndheshme të dilnin vetë nga lodhja dhe uria.
Por Kremlini ka nevojë për një fitore, para paradës së 9 majit në Moskë, dhe kontrolli i plotë i Mariupolit, që faktikisht bashkon territoret e pushtuara në Donbas me ato të Krimesë, mund të shpallet si i tillë, nga propaganda e Putin.
Video from a DNR account showing Russian/DNR strikes on the Azovstal plant in Mariupol. Possibly by TOS-1A thermobaric MLRS. Not sure of the date. https://t.co/ZtGmAMDnx0 pic.twitter.com/c5Zy94WpBA
— Rob Lee (@RALee85) May 4, 2022
Kështu që ditët e fundit kanë filluar bombardime te njëpasnjëshme në drejtim të Azovstalit, fill pas largimit të disa civilëve, qe u lejuan t’i drejtoheshin territoreve të kontrolluara nga Kievi.