Forcat ruse kanë pajisur separatistët që luftojnë në lindje me GPS dhe i kanë udhëzuar që të arrestohen, për të dekonspiruar pozicionet e ushtrisë ukrainase. Kështu raporton e përditshmja britanike “Daily Mirror” këtë të shtunë.
Një ushtar ukrainas tha për gazetën se kishin arrestuar disa ushtarë separatistë, të gjithë shumë të rinj dhe me kallashnikov. “Ne i arrestuam. Ata po përpiqeshin të gjenin bazën tonë sekrete. Kur u gjetëm çimkat, u larguam prej andej dhe menjëherë më pas baza u sulmua me murtaja”, tha ushtari, i identifikuar si nëntogeri Ivan, nga “Daily Mirror”. “Ndoshta edhe ata vetë nuk e dinin që po i mbanin përgjuesit me vete. Shokët kishin vendosur t’i sakrifikonin”.
Lufta në ato territore vijon prej vitit 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë. Por edhe pse Donjecku dhe Luhansku mbeten pjesë të Ukrainës, praktikisht janë të pushtuara nga Rusia, pasi separatistët që luftojnë aty mbështeten nga Moska.
Mundësia për një konflikt në shkallë të gjerë është tepër e lartë, për shkak se shërbimet inteligjente amerikane raportojnë se janë minimumi 70 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën. Sulmi mund të ndodhë që në fillim të vitit të ardhshëm, por ministri britanik i mbrojtjes, Ben Wallace, përjashtoi përfshirjen e trupave të vendit të tij në terren.
As fuqitë e tjera të NATO-s nuk e duan një përballje ushtarake me Rusinë, por pavarësisht paralajmërimeve për sanksione financiare, Putin ka vijuar të zbatojë planin e tij për shtimin e trupave në kufi.