BOTA

Rusi – Ukrainë: Skenari i tmerrshëm i një konflikti ushtarak

Kremlini tha të enjten se qëllimi i shpallur i Ukrainës – kthimi i Krimesë nën kontrollin e saj – përbën një “kërcënim të drejtpërdrejtë’ për Rusinë, raportoi AFP, duke kujtuar se Rusia aneksoi gadishullin në vitin 2014 dhe se marrëdhëniet midis dy vendeve kishin arritur në një pikë të nxehtë.

Rreziku i konfliktit të armatosur në Ukrainën juglindore është jashtëzakonisht i lartë dhe Rusia është gjithnjë e më e shqetësuar, tha Moska të enjten ndërsa pjesa tjetër e botës pret me padurim rezultatin e ngjarjeve në rajonin e Donbasit të shkatërruar nga lufta.

Duke folur me gazetarët të enjten, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmoi “tensione të larta në Ukrainën lindore”.

Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar”, ka shtuar Peskov. “Ne e shohim këtë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Rusinë”, u tha ai gazetarëve.

Deklaratat e Peskov vijnë një ditë pasi një zëdhënëse e ministrisë së jashtme ruse tha se Kievi “po rriste ndjeshëm vendosjen e forcave ushtarake në rajon”.

“Sipas disa raporteve, ka 125,000 ushtarë. Nëse dikush nuk e di, kjo është gjysma e të gjithë ushtarëve të tyre të armatosur,” tha Marija Zaharova të mërkurën.

“Mundësia e veprimit ushtarak ukrainas në pjesën lindore separatiste të vendit mbetet e lartë”, tha Peskov, duke shtuar se provokimet po bëhen më të shpeshta në vijën e demarkacionit dhe se Rusia ishte “shumë e shqetësuar”.

Tensionet në kufirin ruso-ukrainas janë rritur javët e fundit. Victoria Nuland, Zëvendës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Politike, paralajmëroi Rusinë që të mos bëjë asnjë lëvizje që mund të destabilizojë Ukrainën, dhe veçanërisht të mos planifikojë asnjë veprim ushtarak.

“Nëse Rusia vendos të ndërhyjë ushtarakisht, ne paralajmërojmë se do të përballet me sanksione të paprecedentë ekonomike”, tha Nuland.

Peskov, nga ana tjetër, vazhdon të insistojë se kjo është “histeri perëndimore” dhe thotë se vendosja e forcave ushtarake ruse në territorin e saj nuk duhet të interesojë askënd.

Në të njëjtën kohë, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Evropa mund të kthehet në një situatë të konfrontimit ushtarak dhe NATO, thotë ai, refuzon plotësisht të dëgjojë të gjitha propozimet ruse për të de-përshkallëzuar tensionet.

Duke folur në Stokholm, i cili pret një takim të Këshillit Ministror të OSBE-së, Lavrov theksoi se Moska dëshiron të përmirësojë “stabilitetin strategjik” në kontinent, i cili sipas tij po “gërryhet me shpejtësi”.

“NATO refuzon të marrë në konsideratë propozimet tona për të ulur tensionet dhe për të parandaluar incidente të rrezikshme,” tha Lavrov, duke akuzuar Aleancën e udhëhequr nga SHBA për refuzimin e një debati konstruktiv.

“Përkundrazi, infrastruktura ushtarake e Aleancës po i afrohet kufijve të Rusisë… Skenari i tmerrshëm i konfliktit ushtarak po kthehet”, tha Lavrov.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

2 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

17 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago