BOTA

Rusia dërgon bombardues bërthamorë në Arktik dhe raketa tokë-ajër në Bjellorusi, Biden pyetet pse po pret që lëvizjen e parë ta bëjë Putin

Presidenti amerikan Joe Biden, e quajti “idiote” pyetjen e një gazetareje e cila i tha pse po priste që lëvizjen e parë në Ukrainë ta bënte Vladimir Putin. Komenti i Biden u regjistrua në fund të një konference për mediat, kur ndoshta Biden mendonte se mikrofonët ishin fikur.

“Pse po prisni që ta bëjë Putin lëvizjen e parë zotëri?”, e pyeti gazetarja. “Çfarë pyetje idiote”, tha Biden, duke qeshur. E në fakt, duket se Perëndimi po bën pikërisht këtë gjë, pasi deri tani vetëm ka paralajmëruar dhe kërcënuar Rusinë, për pasoja shkatërrimtare nëse pushton Ukrainën.

Të enjten, ai sqaroi komentin e një dite më parë, ku tha se mendonte që Rusia “do të futej” në Ukrainë, duke thënë që nëse ndonjë formacion ushtarak rus futej brenda territorit ukrainas, “kjo do të quhej pushtim”.

Alarmi për luftë ka rënë prej kohësh. Forcat ushtarake ruse janë mbledhur në kufirin me Ukrainën, pranë krahinave separatiste që kërkojnë të shkëputen, njëlloj si Krimea në vitin 2014. Gjithashtu, Rusia ka dërguar sisteme raketore tokë-ajër S-400 në Bjellorusi, pasi muajin e ardhshëm do të zhvillojë zyrtarisht një stërvitje ushtarake atje. Por Perëndimi beson se ky është një plan i llogaritur mirë nga Putin, për të rrethuar Ukrainën nga të gjitha anët. Moska ka thënë gjithashtu se në Bjellorusi do të dërgohen edhe 12 avionë luftarakë Sukhoi Su-35.

Në një tjetër lëvizje, Rusia dërgoi dy avionë bombardues bërthamore, Tu-160, në Arktik. Ministria ruse e Mbrojtjes tha avionët fluturuan në Oqeanin Arktik, Detin Barenc dhe në Detin e Bardhë. Avionët, që kanë secili nga 12 predha bërthamore me rreze të shkurtër, qëndruan në fluturim për 13 orë, tha ministria e Mbrojtjes.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago