Rusia do të pushtojë Ukrainën në muajin e ardhshëm, ka parashikuar një ekspert, pasi “luftëtari i Luftës së Ftohtë” Vladimir Putin nuk ka asgjë për të humbur.
Eksperti i politikës ndërkombëtare Ian Shields, tha se Perëndimi duhet të përgatitet për një Luftë të re të Ftohtë – pasi Rusia do të dërgojë ushtarë në Ukrainën fqinje. Shields, i cili jep leksione në Universitetin e Kembrixhit, tha se i “rus i fortë” Vladimir Putin do të ishte “i sigurt” pasi pasojat nuk do t’i tejkalonin planet e tij për pushtimin, raporton express.uk, përcjell Bota sot.
Ai i tha Express.co.uk: “Putini do të dërgojë trupa brenda në Ukrainë– mendoj se ai ka besim se do t’ia vlejnë rreziqet. Ai do ta shihte pushtimin si një mjet për të vazhduar thyerjen e aleancës perëndimore.”
Shields tha se Putin është i vendosur për ta krijuar Rusinë si një “fuqi të rëndësishme në botë”.
Ai tha: “Mjafton të shikoni karakterin e Putinit, fotot e tij duke hipur mbi kuaj pa këmishë – ai ka një vizion të fortë, i cili është jashtëzakonisht pozitiv në politikën e brendshme ruse.”
“Ai është një luftëtar i Luftës së Ftohtë, ai ka ende ndjenja negative ndaj rënies së Bashkimit Sovjetik. Rusia vjen e dyta në Luftën e Ftohtë.. ai kërkon të tregojë se Rusia është një fuqi e rëndësishme në botë.”
“E gjithë kjo ndikon në shoqërinë perëndimore të Rusisë, është një kulturë shumë macho, ata pinë vodka, pinë cigare, janë personazhe shumë maço. Putin e përfaqëson këtë.”
Shields tha se ai beson që parashikimi i presidentit amerikan Joe Biden, do të jetë i saktë se Moska do të pushtojë muajin e ardhshëm Ukrainën. Ai parashikon se NATO do të dërgojë trupa në Poloni si përgjigje dhe do të godas Rusinë me sanksione të rëndësishme.
Por eksperti i politikës ndërkombëtare tha se për Rusinë “nuk është i panjohur izolimi nga Perëndimi”.
Ai shtoi: “Për Rusinë nuk është i panjohur izolimi, nuk është i panjohur pushtimi nuk janë të panjohura për të vështirësitë.”
“Putini do ta përdorë këtë vetëm si një mënyrë për të bashkuar popullin rus”.
Rusia ka përsëritur se nuk dëshiron luftë për Ukrainën pasi dërgoi sinjalin e saj më të fortë deri më tani se është e gatshme të angazhohet me propozimet e SHBA-së për sigurinë gjatë ditës së sotme.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov u tha radiostacioneve ruse në një intervistë: “Nëse varet nga Rusia, atëherë nuk do të ketë luftë”.