Rregullatori shtetëror i Rusisë në sektorin e komunikimeve, Roskomnadzor, njoftoi sot se e ka bllokuar rrjetin social Fejsbuk të kompanisë Meta, si përgjigje ndaj kufizimeve për qasje në mediat ruse në këtë platformë.
Roskomnadzor saktësoi se që nga tetori i vitit 2020, ka pasur 26 raste të diskriminimit të mediave ruse në Fejsbuk, me akses të kufizuar në media si RT dhe Ria Novosti.
Rregullatori rus ka njoftuar paraprakisht se “evidenton gjithnjë e më shumë raste të bllokimit të pajustifikuar të profileve zyrtare të mediave ruse dhe zyrtarëve në platformat e huaja të internetit”.