KRYESORE

Rusia e Kina bllokojnë akuzën e Çitakut kundër Daçiqit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Beograd, 20 dhjetor – Denoncimi që kishte bërë ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, kundër shefit serb të diplomacisë, Ivica Daçiqit, është penguar nga Rusia e Kina të përfshihet në rendin e ditës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shkruan sot e përditshmja e Beogradit, “Novosti”.

Ambasadorja Çitaku muajin e shkuar kishte bërë kallëzim kundër Daçiqit, sepse botërisht e kishte shfaqur certifikatën e lindjes së saj nga viti 1990, duke dashur kështu para anëtarëve të KS të OKB të argumentojë se shqiptarëve u jepeshin dokumente edhe në gjuhën serbe edhe angleze, siç shkruan “Novosti” (duhet: në gjuhën shqipe – sqarim ynë). Ai po ashtu kishte synuar të argumentonte se Çitaku kishte shtetësi serbe, por kjo e akuzoi Daçiqin për vjedhje të arkivave nga Kosova në kohën e okupimit prej Serbisë.

Përfaqësuesja e Prishtinës pas këtij gjesti kishte “mbledhur letrat” , ndërsa kryediplomatit serb i kishte bërë vërejtje që kishte prezantuar të dhëna private dhe ishte paraqitur ashtu agresiv në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Padinë e saj ndaj tij, sipas kësaj gazete e kishte mbështetur Britania e Madhe, por e kishin bllokuar Rusia e Kina, transmeton Koha.net.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

4 minuta ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

1 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

2 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

6 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

6 orë ago