Krijimi i Ushtrisë së Kosovës përbën kërcënim serioz për sigurinë në Ballkan, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Rusisë, raportojnë mediat serbe.
Sipas kësaj Ministrie, krijimi i Ushtrisë së Kosovës, i mbështetur nga anëtaret kryesore të NATO-s, përbën shkeljen më të vrazhdë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku theksohet domosdoshmëria e çmilitarizimit të të gjitha grupimeve të armatosura të shqiptarëve të Kosovës.
Siç thuhet, Rusia edhe më përpara ka tërhequr vërejtjen për kërcënimin nga Ushtria e Kosovës, meqë nuk ka kurrfarë garancie se ajo nuk do të përdoret kundër popullatës serbe
Kjo ministri rikujton se shqiptarët e Kosovës më 17 shkurt kanë shpallur, siç zakonisht e thotë Beogradi dhe miqtë e tij, njëanshëm pavarësinë nga Serbia, ndërsa rreshton vendet që nuk e kanë njohur – Serbinë, Rusinë, Kinën, Izraelin, Iranin, Spanjën, Greqinë dhe një varg shtetesh të tjera, por nuk i përmend shtetet më të fuqishme të botës që e kanë njohur këtë pavarësi – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia, Japonia dhe thuaja gati të gjitha shtetet e Europës, rikujton Koha.net.
Po kjo ministri përmend edhe 14 dhjetorin e vitit 2018 kur u themelua Ushtria e Kosovës në themelet e Forcave të Sigurisë.
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…
Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…
Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…