KRYESORE

“Rusia është përgatitur të nisë një ofensivë të re” – Zelensky kërkon takim me Trumpin: Të jenë dhe europianët!

Volodymyr Zelensky ka kërkuar një takim të ri me presidentin amerikan, Donald Trump dhe aleatët europianë.

Presidenti ukrainas mendon se nuk ka më kohë për të humbur, dhe këmbëngul që takimi të mbahet që javën e ardhshme, mes raporteve se Rusia është duke përgatitur një sulm të ri në lindje të Ukrainës.

“Rusia ka grumbulluar deri në 100.000 trupa në vijat e frontit pranë Pokrovskut. Po bëhet gati për një ofensivë tjetër”, tha Zelensky.

Qyteti tejet strategjik i Pokrovskut, në rajonin jugor të Donjeckut në Ukrainë, kishte një popullsi prej 60.000 banorësh para luftës. Shumica e banorëve tashmë janë larguar, pasi forcat ruse e kanë rrethuar qytetin për muaj të tërë, edhe pse deri më tani nuk kanë arritur t’i thyejnë vijat mbrojtëse dhe ta marrin nën kontroll qytetin.

Por ndërkohë sipas kreut të administratës ushtarake rajonale në Dnipropetrovskut, i gjithë rajoni po përballet me “një sulm masiv”. E njëjta situatë raportohet edhe në Zaporizhja, ku autoritetet flasin për bombardime mëngjesin e sotëm, e thonë se mund të ketë viktima.

Kërkesa e Zelenskit për një tjetër takim me kreun e Shtëpisë së Bardhë vjen në kohën kur përpjekjet e Trumpit për arritjen e një armëpushimi po hasin në vështirësi.

Presidenti amerikan, e cila e ka kthyer fundin e luftës në një prioritet të mandatit të tij, nuk e ka fshehur zemërimin me Putinin që nuk po i pranon thirrjet e amerikanëve për bisedime ballë për ballë me Zelenskyn.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago