POLITIKE

Rusia i fryn zjarrit: ‘Do të mbështesnim pavarësimin e Srpska’s, me një kusht ama’ tha ambasadori rus Kalabuhov

Nga Ambasadori i Rusisë në Sarajevë, Igor Kalabuhov, nuk pritej që të mos dilte në mbështetje e t’i frynte zjarrit në Bosnje e Hercegovinë në krizë. Ai përveç që arsyetoi nxitjen e urrejtjes nga Milorad Dodik duke arsyetuar mohimin e gjenocidit shtoi edhe se nuk sheh asgjë të keqe në idenë e tij për një shtet të pavarur Republika Srpska, transmeton Gazeta Metro.

Kalabuhov shtoi se si kusht do të ishte që kjo të ishte rezultat i dialogut të të gjitha palëve në Bosnjë e Hercegovinë. Diplomati rus shtoi se kjo është punë politikanësh, vendimesh demokratike dhe se Rusia do ta mbështeste këtë nëse “realizmi vjen përmes dialogut”. Më tej ai shtoi se nuk mund të komentojë rreth legjitimitetit apo mungesës së tij në dorëzimin e kompetencave nga Bosnja e Hercegovina tek Republika Srpska, pastaj e theu këtë rregull menjëherë duke komentuar.

Kalabuhov tha në televizionin publik të Bosnjës dhe Hercegovinën se “nuk e sheh si problem atë që Republika Srpska e hodhi poshtë vendimin e Përfaqësuesit të Lartë, megjithëse vendimi i Inztko ishte në përputhshmëri me kompetencat e tij “, duke shtuar se kjo është punë e kuvendit të Republika Srpska.
Ai gjeti të arsyetojë qëndrimin e Rusisë në mohimin e rezolutës për gjenocid në Srebrenicë në Këshillin e Sigurimit të OKB’së më 2018’s, që e kishte propozuar Mbretëria e Bashkuar, siç mendon ai, pasi nuk ishte e baraspeshuar dhe fajësonte një popull të tërë.

Sipas Kalabuhov edhe vendimet e tribunalit së Hagës janë të dyshimta për Rusinë.

Ende sipas tij diplomacia e Rusisë përpiqet që gjithçka që ka të bëjë me Bosnjën e Hercegovinën të jetë e ‘baraspeshuar’, dhe se ata po përpiqen të “baraspeshojnë të gjithë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare”.

Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor është theksuar si nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

9 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

13 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

23 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago