BOTA

Rusia “kalon” kufirin ukrainas, raketat prekin territorin e një tjetër shteti europian

Dritaret e disa shtëpive në një fshat moldav u thyen pasi një raketë ruse e rrëzuar nga forcat ukrainase kaloi kufirin, sipas ministrisë së brendshme të Moldavisë.

“Këtë mëngjes, një raketë e rrëzuar nga sistemi anti-ajror ukrainas ra në skajin verior të fshatit Naslavcea në Republikën e Moldavisë”, tha ministria në një deklaratë.

“Për momentin, nuk ka viktima të regjistruara, por dritaret e disa shtëpive në Naslavcea janë shkatërruar”, shtoi ministria.

Naslavcea ndodhet në veri të Moldavisë, në kufi me Ukrainën. Një grup pune qeveritar është në vendngjarje dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse pas incidentit, thuhet në deklaratë.

Ministria tha se pala ukrainase i informoi ata të hënën në mëngjes se kishte një sulm me dron në Hidrocentralin Dniester, i cili është në territorin e Ukrainës dhe në një distancë prej 10 kilometrash nga diga Naslavcea, duke synuar infrastrukturën energjetike.

“Autoritetet ukrainase njoftojnë se nuk ka rrezik për përmbytje”, vazhdoi deklarata.

Të hënën në mëngjes, një seri sulmesh raketore ruse u nisën në infrastrukturën kryesore në të gjithë Ukrainën, duke lënë pjesë të Kievit pa energji elektrike dhe ujë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

8 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

22 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

23 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago