Aleksandar Arsenijeviq, lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe” dhe Stefan Veljkoviq nga iniciativa me të njëjtin emër, kanë vizituar një parcelë prej 9,5 ari ku po ndërtohet një ndërtesë, për të cilën thonë se është e kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.
Arsenijeviq tha se në atë parcelë po ndërtohet një ndërtesë, e cila aktualisht ka shtatë kate dhe e cila, sipas tyre, ka tendencë të rritet dhe eventualisht mund të vlejë mbi dy milionë euro.
“Pyetjen ia kemi bërë edhe zotit Buleshkaj, drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Të gjithëve ua bëjmë pyetjen: kush e mbron ministrin Rakiq dhe nga kanë ardhur këto para për ndërtimin e objekteve të tilla? Nga paga apo diçka tjetër, le ta hetojnë organet kompetente”, thotë Arsenijeviq.
Nova.rs ka tentuar të kontaktojë me Goran Rakiqin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve të mediumit serb.
Muajin janar Agjencia Kosovare për Luftimin e Korrupsionit ka iniciuar një procedurë hetimi lidhur me deklarimin e rremë të pasurisë së Goran Rakiqit.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…