BREAKING NEWS

Rusia liron amerikanin Trevor Reed, në këmbim të lirimit të një piloti rus nga SHBA

Ish-marinsi amerikan Trevor Reed, i cili mbahej në paraburgim në Rusi që nga viti 2019, u lirua të mërkurën në këmbim të pilotit rus Konstantin Yaroshenko, i cili po vuante një dënim 20-vjeçar në Shtetet e Bashkuara, tha ministria e jashtme e Rusisë.

Presidenti amerikan Joe Biden dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken përshëndetën lirimin e zotit Reed dhe thanë se po punonin për të liruar një tjetër shtetas amerikan që mbahet në Rusi, Paul Whelan.

“Trevor, një ish-marins amerikan, është liruar nga paraburgimi”, theksohej në një deklaratë nga presidenti Biden. Presidenti Biden theksoi gjithashtu se kishte njoftuar dhe prindërit e zotit Reed.

Zoti Biden nuk komentoi detajet e lirimit, përveçse tha se: “Negociatat që na lejuan ta kthenim Trevorin në shtëpi kërkonin vendime të vështira që unë nuk i marr lehtë”.

Familja Reeds falënderoi presidentin Biden dhe personat e tjerë të angazhuar, duke thënë se “familja jonë ka jetuar një makth” gjatë 985 ditëve të fundit.

“Veprimi i presidentit mund t’i ketë shpëtuar jetën Trevorit,” thanë ata në një deklaratë.

Ata thanë se djali i tyre do të tregonte historinë e tij kur të ishte gati dhe kërkuan që të respektohet privatësia e tyre për momentin.

30-vjeçari nga Teksasi, u dënua në vitin 2019, pasi sipas akuzës ai kishte vënë nën rrezik jetën e dy policëve në Moskë ndërsa ishte në gjendje të dehur. Ai shkoi në Rusi në vitin 2019 si vizitor. Zoti Reed i ka hedhur poshtë akuzat ndërsa Uashingtoni e quajti gjyqin “një teatër absurd”.

Rusia kishte propozuar një shkëmbim të burgosurish për Yaroshenkon në korrik 2019 në këmbim të lirimit të çdo shtetasi amerikan. Yaroshenko është një pilot i dënuar për konspiracion për kontrabandë kokaine. Ai u arrestua nga forcat speciale të SHBA në Liberi në vitin 2010./VOA


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

47 minuta ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

8 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

12 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

12 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

13 orë ago