BOTA

Rusia mbyll zyrën e DW në Moskë dhe heq akreditimin e gazetarëve

Rusia i ndaloi transmetimet në Rusi të Deutsche Welle-s. Ky hap është reagim ndaj ndalimit të programit gjermanisht të transmetuesit shtetëror rus RT DE.

Ministria e Jashtme ruse urdhëroi veç kësaj mbylljen e zyrës së korrespondentëve të DW në Moskë dhe u hoqi akreditimin gazetarëve të DW. Në bazë të urdhëresës, ndalohet përhapja e programit në gjuhën ruse të Deutsche Welle-s përmes satelitit dhe në të gjitha rrugët e tjera të transmetimit, bëri të ditur ministria e Jashtme ruse. Veç kësaj, do të nisë një proces për ta shpallur Deutsche Welle-n “agjent të huaj”. Për hapa të tjerë do të jepen së shpejti informacione të tjera.

Limbourg proteston

Drejtori i Përgjithshëm i DW, Peter Limbourg u shpreh:

“Masat e marra nga autoritetet ruse nuk janë aspak të kuptueshme dhe përbëjnë një reagim plotësisht të tepruar. Këtu na bëjnë peng në një mënyrë që mediat e përjetojnë vetëm në autokraci. Ne protestojmë energjikisht kundër këtij reagimi absurd të qeverisë ruse dhe do të përdorim kanalet ligjore për të kundërshtuar masat e shpallura. Derisa këto masa të na njoftohen zyrtarisht, ne do të vazhdojmë të përcjellim lajme nga zyra jonë në Moskë. Edhe nëse në fund do të detyrohemi ta mbyllim (zyrën), kjo nuk do të ndikonte në raportimin tonë për Rusinë. Përkundrazi, ne do të forconim ndjeshëm raportimin tonë”.

Shpagim nga Moska

Me këtë ndalim transmetimi, Rusia reagon për ndalimin e transmetimit të programit në gjuhën gjermane të transmetuesit të saj shtetëror RT DE. Qeveria e Moskës e konsideroi ndalimin e transmetimeve në gjuhën gjermane të kanalit shtetëror rus si një sulm ndaj lirisë së mendimit dhe të shtypit dhe kërcënoi se do të kishte pasoja. “Situata është krejtësisht e qartë: një kompani mediatike ruse, madje do të thosha një kompani mediatike ndërkombëtare, është e ndaluar të transmetojë në Gjermani. Ky nuk është asgjë më pak se një sulm ndaj lirisë së shprehjes,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

8 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

18 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

19 orë ago