KRYESORE

Rusia, mjete ushtarake të vjetëruara për Serbinë, Instituti për Çështje Evropiane: Serbia ka shumë më shumë projekte të nënshkruara partneriteti me NATO-n

Bashkëpunimi ushtarak mes Serbisë dhe Rusisë është një prej temave më të trajtuara në Beograd dhe në rajon. Po çfarë fshihet vërtet pas Këtij bashkëpunimi dhe a e rrezikojnë ato rajonin?

Në opinionin serb është krijuar për të satën herë me radhë – bindja për dominimin e bashkëpunimit ushtarak me Rusinë. Por faktet flasin ndryshe: Vendet e NATO-s ndihmojnë shumë më shumë Serbinë ushtarakisht, se sa Rusia.

Ushtria e Serbisë shumë më shpesh merr pjesë në stërvitjet dhe projektet partnere me NATO-n. Serbia ka shumë më shumë projekte të nënshkruara partneriteti me NATO-n, se sa me Rusinë.

Hulumtimet e Institutit për Çështje Evropiane kanë dëshmuar se në vitin 2018, Serbia ka marrë më së shumti donacione nga SHBA (rreth 2.375.000 euro), ndërsa nga të gjithë të tjerët, pak më shumë se dy milionë. Rusia gjatë vitit të kaluar ishte ndër pesë donatorët më të vegjël të Serbisë. Ushtria serbe ka marrë pjesë në periudhën prej vitit 2012 – 2018 në 11 stërvitje të përbashkëta ushtarake me NATO-n, si dhe në 98 stërvitje ushtarake me vendet anëtare të aleancës. E megjithatë, shumica e të anketuarve në Serbi janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO.

Nikola Luniq, drejtor i Këshillit për Politika Strategjike, thotë se ‘Nga Federata e Rusisë ne marrim gjëra të vjetëruara, të cilat ata i nxjerrin jashtë përdorimit, dhe në vend se t’i shkrijnë dhe prodhojnë gjëra të tjera, ata ua japin ato vendeve të treta si donacione.’

Gjenerali në pension i aviacionit të Serbisë, Sreto Malinoviq shpjegon për Deutsche Wellen se krerët politikë serbë janë duke bërë një politikë “skizofrene”. Jepen shenja për shkuarje në të majtë, ndërsa vozitet në të djathtë… Negociatat dhe anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është rruga e vetme racionale për siguri. Ata po bëjnë gjoja politikë properëndimore ndërkohë që në opinion po krijojnë një bindje rusofile. Njëra flitet, e dyta punohet, e treta mendohet”, pohon Malinoviq.

Mashtrimi tendencioz i opinionit nga politikanët dhe krijimi i një bindjeje të rrejshme ka për synim përfitimet politike tek zgjedhësit e mundshëm. Nikola Luniq paralajmëron se kjo e dëmton shumë jo vetëm Serbinë, por edhe të gjithë rajonin.

“Në të gjitha sondazhet thuhet, se qytetarët si kërcënimin kryesor të sigurisë së tyre shohin korrupsionin, politikanët dhe pushtetin e keq. Askush nuk e respekton këtë, por flitet për armatimet virtuale dhe garën për armatim në të gjithë rajonin”, pohon Niola Luniq.

“Me këtë lloj cirku është krijuar përshtypja sikur NATO ka vënë gishtin në kokë dhe po mendon se çfarë po ndodh në Serbi. Por mendoj se është shumë me rëndësi që populli i Serbisë ta verë gishtin në kokë dhe të mendoj më mirë, se në cilin drejtim duhet të shkojë”, konstaton Sreto Malinoviq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

11 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

14 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

14 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

16 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

16 orë ago