BOTA

Rusia paralajmëron anëtaren e NATO-s për bllokadën e mallrave në Kaliningrad

Rusia paralajmëroi të hënën Lituaninë, anëtaren e NATO-s, se nëse transiti i mallrave në enklavën ruse të Kaliningradit në Detin Baltik nuk rivendoset me shpejtësi, atëherë Moska do të marrë masa për të mbrojtur interesat e saj kombëtare.

Ministria e Jashtme ruse thirri në takim ambasadorin lituanez në Moskë, ndërsa Kremlini u shpreh se situata ishte mjaft serioze.

“Situata është tepër serioze”, deklaroi zëdhënësi për mediat i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ky vendim është i paprecedentë. Është shkelje e çdo marrëveshjeje”.

Të premten, më 17 qershor, autoritetet lituaneze i bënë të ditur rajonit rus të Kaliningradit se do të bllokonin importin dhe eksportin e një numri të madh mallrash që kalonin në rrugë hekurudhore për shkak të sanksioneve perëndimore.

Kaliningradi, shtëpia e flotës ruse të Baltikut dhe një vend vendosjeje për raketat Iskander me aftësi bërthamore – është i vendosur në brigjet e Baltikut midis Lituanisë dhe Polonisë, të dyja anëtare të NATO-s, dhe nuk ka kufi tokësor me Rusinë.

Guvernatori i rajonit, Anton Alikhanov tha të premten se bllokada do të prekë mes 40 për qind deri në 50 për qind të produkteve që importohen dhe eksportohen nga Rusia përmes Lituanisë.

“Lituania nuk po bën asgjë të çuditshme në Kaliningrad dhe nuk është hera e parë që këto akuza vijnë nga Rusia. Sanksionet thjesht kanë hyrë në fuqi më 17 qershor dhe ne po i zbatojmë sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian”, deklaroi ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme, qw po mbahet në Luksemburg. “Jo të gjitha mallrat janë prekur nga sanksionet, rreth 50 për qind janë në listën tonë të transitit”. /Rel


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

11 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

21 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago