Rusia për Macronin: S’përbën rrezik, do të zhduket pas 2027-s

Ish-presidenti i Rusisë dhe zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka ofenduar rëndë Emmanuel Macronin pas deklaratës së presidentit francez se Rusia është kthyer në kërcënim për Evropën.

Në një postim në rrjetin social X, Medvedev ka fyer Macronin dhe ka shkruar gabim mbiemrin e tij.

“ ‘Rusia është bërë, siç them unë, dhe në vitet në vijim, kërcënim për Francën dhe Evropën’, thotë Macroni. Megjithatë, vetë Microni nuk përbën kërcënim të madh. Ai do të zhduket përgjithmonë jo më vonë se 14 maj 2027. Dhe askujt nuk do t’i mungojë”, ka shkruar Medvedev, duke aluduar për zgjedhjet franceze që do të mbahen në vitin 2027.

Macroni po shërben në termin e dytë si president i Francës. Sipas Kushtetutës, atij nuk i lejohet më të kandidojë.

Gjatë fjalimit të tij, Macroni paralajmëroi se Evropa duhet të përgatitet për mundësinë që SHBA-ja të mos jetë gjithmonë partner i besueshëm i sigurisë.

“Franca duhet të njohë statusin e saj special, sepse ne kemi ushtrinë më efektive në Evropë”, ka thënë a, duke shtuar se Parisi ka armë bërthamore.