LAJME

Emergjenca e gjeti me thikë në dorë babanë që vrau vajzën e tij, policia jep detaje për krimin në Prizren

Një krim i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Prizren.

Një shtetas turk atje ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra prej të cilës ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa tjetra është në gjendje të rëndë duke u trajtuar në QKUK. Po ashtu, ai ka lënduar gruan e tij dhe veten.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha për Gazetën Express se emergjenca kur kishte shkuar në vendngjarje s’kishte mundur t’i japë ndihmën e parë viktimës për shkak se i dyshuari kishte thikën në dorë.

“Sot me datë 06.05.25 rreth orës 05:57 policia nëpërmes telefonit ka marrë informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren  ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore  nuk po mund t’i jep ndihmë ngase një i dyshuar ndodhet me thikë në dorë. Në atë drejtim janë nisur  4 patrulla policore”.

“Në vendngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therur me thikë dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend të ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë”.

I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spitalin Rajonal të Prizrenit, tha Bytyqi.

“Lëndime ka pësuar edhe e shoqja  e tij 35 vjeçare. Të gjithë këta janë familjarë në mes vete dhe janë shtetas turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marrë me rastin”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

24 orë ago