Autoritetet ruse dërguan të dënuar nga Çeçenia drejt Ukrainës, dënimet e të cilëve nuk kishin përfunduar ende.
Lajmi u bë i ditur nga mediat ukrainase duke cituar një kanal “Telegram-i”.
Nga 953 vullnetarë që u larguan nga Çeçenia për në Ukrainë, 101 janë “me të kaluar dhe të tashme kriminale”.
Siç thuhet në mesazh, një nga çeçenët e dërguar në Ukrainë është i dënuari në mënyrë të përsëritur Bekhan Taysumov.
Ky i fundit, ishte i dënuar deri në fund të vitit 2022.
Në Ukrainë u dërgua edhe Tamerlan Magamerzuev, i cili u dënua me punë të detyruar në mars të vitit 2022.
Në vend të vuajtjes së dënimit, ai u nis për në Ukrainë, pasi kishte humbur edhe seancat gjyqësore për një çështje tjetër.
Vlen të përmendet se para ekzekutimit të dënimit, ai nuk kishte të drejtë të kalonte kufijtë e Federatës Ruse.
Siç vuri në dukje opozitari rus Mikhail Khodorkovsky në kanalin e tij Telegram, qindra shkelës të përsëritur janë tashmë në front.