Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, lidhur me projektligjin e miratuar në Komitetin e Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit të SHBA-ve i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore S-400 nga Rusia dhe hapat që ka hedhur në Siri tha se “Politika për të formuar presion nëpërmjet sanksioneve nuk është e pranueshme”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për shtyp në Moskë, Zakharova theksoi se SHBA-ja po ushtron presion mbi Turqinë për shkak të blerjes së sistemit të mbrojtjes ajrore S-400.
“Nuk ka nevojë për komentet e një vendi të tretë lidhur me marrëdhëniet mes dy vendeve”, tha Zakharova duke theksuar se “ky debat është i papranueshëm”.
“Politika për të ushtruar presion nëpërmjet sanksioneve nuk është e pranueshme në sistemin e koordinimit të marrëdhënieve ndërkombëtare”, deklaroi Zakharova e cila ka tërhequr vëmendjen se SHBA-ja zbaton sanksione edhe ndaj vendeve të tjera.
Zaharova rikujtoi se javën e kaluar në kryeqytetin e Britanisë, Londër, u mbajt Samiti i Liderëve të NATO-s dhe tha se “Kërcënimi rus në samit tejkaloi problemet e tilla si terrorizmi ndërkombëtar, migracioni i paligjshëm dhe kërcënimi kibernetik”.
Në fjalën e saj Zaharova ka folur edhe vendimin e NATO-s për të përdorur hapësirën si fushën e re operacionale. “NATO, po përpiqet të rritë nivelin e tensionit dhe të vendosë dominim në të gjitha fushat”, tha Zaharova.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…