POLITIKE

Rusia reagon pas fitores së Albin Kurtit, VV-në e quan ultra-nacionaliste!

Rusia zyrtare për herë të parë është deklaruar për zgjedhjet e 6 tetorit të zhvilluara në Republikën e Kosovës. Kryeministri i këtij vendi, Dimitry Medvedev, në një intervistë për “Vercenje Novosti”, e ka quajtur ultra-nacionaliste Lëvizjen “Vetëvendosje”.

“Prishtina po vazhdon të sillet me presione ndaj Serbisë, veçanërisht pasi që, tani në pushtet po vijnë ultra-nacionalistët. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të monitorohet nga afër se çfarë po ndodh pasi është e qartë se Ballkani mbetet një rajon i trazuar”, është shprehur ai, transmeton Indeksonline

I pyetur për njohjen e Kosovës nga Serbia, Medvedev ka thënë se respekton vetëm rezolutën 1244 të OKB-së.

“Ne kemi thënë vazhdimisht në të gjitha nivelet se i përmbahemi qëndrimit të hershëm. Ne fillojmë nga domosdoshmëria për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë. Jo akte të njëanshme por rezolutën e Këshillit të Sigurimit të KB 1244”, tha Medvedev, duke komentuar mbështetjen e gjatë të Moskës për Serbinë në dëshirën e saj për të ruajtur Kosovën.

Kryeministri rus është përgjigjur edhe rreth idesë për shkëmbim apo ndryshim të hartave midis dy shteteve. Kjo, sipas tij, është e papranueshme dhe nuk duhet të ndodhë asnjëherë.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë përsëritjen e çdo manifestimi të dhunës, përpjekjeve për riformatimin e njëanshëm të hartës së Ballkanit ose ndonjë veprim tjetër që mund të rezultojë në një katastrofë humanitare”, u shpreh Medvedev.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

10 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

20 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

24 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago