BOTA

Rusia “rrethon” Ukrainën, dërgon trupa afër kufirit të saj edhe në Bjellorusi për ushtrime

Rusia ka filluar që të dërgojë trupa në fqinjën veriore të Ukrainës, në Bjellorusi, për ushtrime të përbashkëta ushtarake. Ky veprim ka gjasë që ta shtojë frikën në perëndim se Moska është duke u përgatitur për pushtim.

Ushtrimet e përbashkëta ushtarake pritet që të zhvillohen në kohën kur Rusia gjithashtu po grumbullon trupa përgjatë kufirit lindor të Ukrainës, duke rrezikuar një pushtim të mundshëm që mund ta nisë njërin nga konfliktet më të mëdha në Evropë në dekadat e fundit.

Në videot e publikuara në rrjete sociale në Bjellorusi duket se shfaqeshin automjete ushtarake në vagonë të kompanisë shtetërore ruse të hekurudhave, ndërsa Alexander Volfovich, kryetar i Këshillit të Sigurisë në Bjellorusi, tha se trupat tashmë janë duke arritur para ushtrimeve të planifikuara për muajin shkurt.

Disa analistë ushtarakë kanë sugjeruar se Rusia mund t’i dërgojë forcat e veta përmes Bjellorusisë në rast të një pushtimi të gjerë. Disa të tjerë besojnë se Bjellorusia nuk do të luante rol serioz në konflikt, nëse Rusia do të niste sulm ndaj Ukrainës, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Ushtrimet pritet të mbahen në perëndim të Bjellorusisë, afër kufijve të vendeve të NATO-s, Polonisë e Lituanisë, dhe në pjesën jugore, në kufi me Ukrainën, sipas presidentit bjellorus, Aleksander Lukashenko.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago