Rusia: U goditëm me armë amerikane, po përgatisim kundërpërgjigjen

Ukraina ka goditur Rusinë me armën amerikane ATACMS, dy herë në tri ditët e fundit dhe Moska po përgatit kundërpërgjigjen. Kështu thotë Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë zyrtare, shkruan, A2 CNN.

Sipas Reuters, Ministria tha se të dy sulmet u realizuan në rajonin e Kurskut, sulmi i parë më 23 nëntor, ndërsa i dyti më 25 nëntor. Një prej raketave ka goditur objektivin, duke plagosur dy ushtarë, ndërsa të tjerat janë neutralizuar nga sistemi mbrojtës rus S-400, thuhet në njoftim,

“Ministria është në kontroll të situatës dhe po përgatiten masat për kundërpërgjigjen”, tha Ministria.