Gaz lotsjellës dhe ujë me presion është përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit që janë mbledhur te sheshi Willson prej orës 17:00.
Në krye të këtij grupi protestues qëndron kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili disa herë është shprehur në komunikimet për mediat se bllokimi i rrugëve prej tyre është i ligjshëm pasi kanë njoftuar policinë për tubimin.
Megjithëse disa deputetë të opozitës si Bledjon Nallbati, Lefter Gështenja, Luan Baçi, por edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi, arritën të bllokonin për disa minuta autobotin me ujë, madje duke u ngjitur mbi makinën që përdoret nga policia kundër protestave të dhunshme, në drejtim të protestuesve u hodh gaz lotsjellës.
Në momentin që pati një zhvendosje të tyre si pasojë e gazit dhe të deputetëve nga autoboti, nga ky i fundit u lëshua ujë me presion, duke detyruar protestuesit që të largoheshin nga rruga.
Duket se tashmë policisë i është sosur durimi dhe në të pesë kryqëzimet ku po protestohet, është provuar që turmat të shpërndahen përmes formave të ndryshme.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…