BOTA

“Rusofobi e tërbuar”, Lavrov largohet mes tensioneve nga G20

Lufta në Ukrainë dominoi takimin e ministrave të Jashtëm të G20-ës në Indonezi.

Në tryezë nuk munguan dhe momentet e tensionit, ndërsa për herë të parë që prej nisjes së konfliktit, Rusia mori pjesë në një event ndërkombëtar të rëndësishëm. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov u shpreh i gatshëm për negociata me Turqinë dhe Ukrainën për çështjen e zhbllokimit të eksporteve të grurit. Por veprimet e tij treguan të kundërtën, pasi zyrtari rus nuk ishte i pranishëm në sallë kur fjalën e mori homologu i tij nga Kievi, i cili akuzoi Moskën se po zbaton “lojëra urie” me botën.

“Këtu ekziston vetëm një rusofobi e tërbuar, së cilës ata i drejtohen në vend që të gjejnë gjuhën e përbashkët aq të nevojshme për çështjet kryesore në ekonominë globale dhe financat, për të cilat është krijuar G20-ta”, tha Lavrov.

Ai u shpreh i hapur për një takim me homologun amerikan, por shtoi se nuk do vrapojë pas tij për një bisedë bilaterale, pasi sipas tij kontaktet janë shkëputur nga Uashingtoni. Ministri i Jashtëm rus është larguar nga samiti i G20-ës në Bali më herët nga përfaqësuesit e tjerë duke mos marrë pjesë në takimet e pasdites. Mësohet se largimi i tij ka ndodhur pikërisht kur ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, po fliste.

“Qeveria e Rusisë nuk dëshiron që Kombet e Bashkuara të jenë pjesë e negociatave për eksportimin e grurit. Fakti që ministri i jashtëm rus shpenzoi shumicën e kohës jo në sallë po jashtë saj, tregon se nuk ekziston asnjë milimetër dëshirë nga qeveria ruse për të negociuar tani”, tha Annalena Baerbock, ministre e Jashtme e Gjermanisë.

Ndërkohë, thirrja e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken në samitin e G20-ës për Rusinë ishte që të lejonte dërgesat me grurë. Ndërsa thuajse njëzëri, të gjithë të pranishmi kërkuan që Moska të ndalojë sa më parë luftën në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

11 orë ago