Për Mark Rutte-n, “nuk e vendos Vladimir Putin” se kur Ukraina do t’i bashkohet NATO-s.
Shefi i Aleancës së Atlantikut të Veriut tha se nuk dëshiron që anëtarësimi i mundshëm i Ukrainës në aleancën e mbrojtjes të varet nga qëndrimi i Rusisë, pas kushteve që kreu i Kremlinit i vendosi Donald Trump për të ndalur luftën.
“NATO po e bën të qartë se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka të drejtën e vetos dhe as votën për të vendosur se kush do t’i bashkohet aleancës në të ardhmen”, tha Rutte në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Rutte shtoi më tej se “Ukraina do t’i bashkohet NATO-s një ditë pasi të ketë paqe të qëndrueshme”.
Kjo sipas Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s arrihet duke u siguruar që Putin nuk do të përpiqet më kurrë të pushtojë pjesë të Ukrainës, dhe Kievi të ndodhet në pozitën më të mirë të mundshme përpara se të fillojnë bisedimet e paqes.
Rutte përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për kontribute më të larta të mbrojtjes nga aleatët e NATO-s.
“Shpenzimi i 2% të GDP-së për mbrojtjen nuk ishte pothuajse i mjaftueshëm. Nëse aleatët nuk i rrisin shpenzimet e tyre të sigurisë, NATO nuk do të jetë më në gjendje të mbrohet pas katër apo pesë vjetësh”, tha Rutte, pa dhënë një shifër konkrete.
Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar nga aleatët që të shpenzojnë 5% të prodhimit të tyre ekonomik për mbrojtjen.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…