Tashmë kanë mbetur pa u hedhur më pak se 2 për qind e votave në të gjithë Kosovën, ndërsa është qartësuar tashmë fituesi i zgjedhjeve si edhe numri i deputetëve që pritet të marrë secila parti apo koalicion.
Bazuar në këtë rezultat, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë grupi më i madh parlamentar në Kuvend me 31 deputetë, LDK-ja 30 deputetë, PDK-ja 25 dhe AAK-ja e Haradinajt vetëm 14.
Numri i ulëseve në Kuvend për secilën parti sipas rezultatit aktual
Koalicioni NISMA-AKR sipas rezultateve të deritanishme nuk ka arritur të kalojë pragun.
Nisur nga situata e krijuar, Vetëvendosjes do t’i duhet të bëjë koalicion me LDK-në ose AAK-në pasi më parë e kishin përjashtuar një mundësi dialogu me partinë e Kadri Veselit.
Kurti ka akuzuar gjithashtu edhe AAK-në, por nevoja për një koalicion ka për t’i detyruar që të ulen në një tavolinë.