POLITIKE

Sabit Geci: Gani Geci e ka vrarë Sandokanin

Ih-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, ka thënë se Gani Geci e ka vrarë Abedin Rexhën (Sandokanin).

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, ai tregon se ka shkuar the e ka parë viktimën në prezencën e familjes dhe i njëjti i ka pasur dy plumba [një në krah dhe tjetrin në këmbë].

“Unë nuk kam asgjë me Ibrahim Qorrin dhe as me Gani Gecin. Nëse kanë ata me mua diçka, le ta thonë. Qorri më ka treguar se pse e ka thënë atë dhe më ka ardhur gjynah sepse ka pasur një vuajtje. Ndërsa Gani Gecin nuk e di se çka e nxitë të flasë për mua”.

“Ai e di që kam ngrënë në shtëpinë e tij dhe ka ngrënë në shtëpinë time. Deri në momentin që jam plagosur e kam pasur njeriun me të afërt. Ai le të del dhe le ta demanton”.

“Në librin e tij ai shpif gjithçka për mua. Ndërsa unë nuk kam shpifur për të. Ai më ka pyetur mua se kush e ka shkruar komunikatën për të dhe unë kam thënë se kjo e paska ngritur Gani Gecin. Nuk e di se kush e ka shkruar dhe nuk më intereson fare. Nuk e di pse po bëhet ajo komunikatë aq tragjike”.

“Gani Geci e ka vrarë Sandokanin sepse ai e ka pasur një plumb në krah dhe një në këmbë. Jam i dyti dëshmitar që kam shkuar dhe e kam parë në prezencë të familjes dhe i ka pasur dy plumba”.

“E ka vrarë edhe nipin tim. E kam thënë edhe më herët se nëse del që nipi im Ruzhdiu ka dorë në tentim vrasjen e Gani Gecit – unë nëntë gjaqe ja kam borxh”.

“10 dëshmitarë i kam që tregojnë se ku ka qenë Ruzhdi Shaqiri kur janë vrarë shokët e Gani Gecit. Nëse ai do t’i gjejë shumë lehtë e ka, por ai do të krijojë mjegull”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

55 minuta ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago