Hoxhë Sadri Zeka nga Jabllanica e Madhe e Pejës, ka folur për figurën e Mulla Zekë Bërdynajt, për të cilin në vitin 2016 ishte ndarë “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti i Kosovës.
“Është privilegj dhe ngarkesë e madhe të flitet për të sepse është atdhetar i madh, por kam përparësi sepse kam punuar me të dhe kam marrë përvojë të jashtëzakonshme nga ai”, ka thënë Zeka, njofton Klan Kosova.
“Ai është hoxha i shekullit, nuk lindin përditë njerëz si ai”.
Zeka ka thënë se Mulla Zekë Bërdynaj ka qenë figurë që ka dhënë kontribut të madh fetar dhe kombëtar, duke e quajtur të mirëpritur dekorimin për të nga Presidenti.
“Ai ka pasë dhunti nga Zoti, sepse nuk ka pasur përgatitje të madhe shkollore. Ligjëratat i ka pasë të jashtëzakonshme – kanë qenë të shkurtra por që kanë thënë shumë”.
“Mulla Zekë Bërdynaj ka thënë në atë kohë se femrat duhet të shkollohen, ndërsa ka punuar shumë kundër propagandës së Serbisë që shqiptarët të mos e lëshojnë Kosovën. Kur është kthyer nga Turqia pas një vizitë ai ka thënë: “Shkova ku shkova Radac nuk gjeta, shkova ka shkova Kosova nuk gjeta” duke bërë thirrje që shqiptarët të mos ikin në drejtim të Turqisë.
“Ai ka thënë se “pa atdhe s’kemi asgjë””.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…