Sali Berisha është futur në selinë e Partisë Demokratike. Pritet që ish-kryeministri të ketë një deklaratë për shtyp.
Më herët në PD mbërritën anëtarët e Komisionit të Rithemelimit. Siç raporton gazetari Juxhin Mustafaraj ata janë duke zhvilluar një mbledhje me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj si dhe Sekretarin e përgjithshëm, Gazment Bardhi.
Zhvillimet më të fundit në kampin demokrat të ndarë në dy pjesë prej 9 shtatorit vinë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila njohu sot ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.
Sipas këtij vendimi Komisioni i Rithemelimit është certifikuar si organ drejtues. Ndërkohë kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj e cilësoi si vendim skandaloz dhe tha se do të ankimohej.